Von der Leyen: Rusia ka ndërprerë 2/3 e furnizimit me gaz, por besoj se do t'ia dalim këtë dimër

Në konferencën e përbashkët me kryeministri Rama presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh se përgjigja ndaj krizës së energjisë që rrit çmimet e tjera, reagimi duhet të jetë shumë më e gjerë dhe një reagim i strukturuar.

Ajo shtoi se Shqipëria është pjesë e unionit të energjisë në BE, ndërsa shtoi se Rusia ka ndërprerë rreth 2/3 e furnizimit me gaz, çka ka bërë që të ketë efekte.

Von der Leyen: Përgjigja ndaj krizës së energjisë që rrit çmimet e tjera, reagimi duhet të jetë shumë më e gjerë dhe një reagim i strukturuar. Është e rëndësishme që ne jemi pjesë e një unioni energjetik. E kemi avancuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fushën e energjisë. Ajo që kemi parë, është se 8 muajve të fundit Rusia ka hequr 2/3 të furnizimit me gaza ndaj BE-së dhe kjo ka sjellë efektin përkatës duke u rritur gazi dhe energjia elektrike.

Ajo që kemi bërë është se kemi difersifikaur larg nga Rusia, me furnitorë si Norvegjia dhe SHBA. Kemi mbushur depozitat tona dhe kjo na jep siguri që do t’ia dalim këtij dimri. Tashmë kemi një situatë më stabël dhe do të shohim edhe ndërhyrjen në treg.