Soko: Veliaj sot duhej të ishte duke u përballur me drejtësinë, SPAK nuk po merr masa

Ekonomist  Pano Soko thotë se Veliaj duhej të ishte duke u përballur me drejtësinë që pas deklaratës që bëri se ka firmosur për incineratorët pa miratimin e këshillit.

Gjatë një intervistë në RTV ORA Pano Soko tha së dëshira për të pasur një gjë që funksionon është e madhe por gjërat që po ndodhin ta stepin këtë dëshirë.

Pano Soko: Gjitmonë kam qenë suportiv për çështjen e drejtësisë. Është dëshira e mirë për të pasur një gjë që funksionon. Por ndodhin gjëra që ta stepin këtë dëshirën e mirë. Ne kemi vepra penale, kemi pagesa që vazhdojnë qoftë për incineratorin e Tiranës qoftë për incineratorin e Fierit. Pse nuk pezullohet pagesa për incineratorin e Fierit dhe të Tiranës? Pse nuk ecet paralelisht për tre incineratorët e tjerë apo ka lidhje me Veliajn? Këto janë ngjare që dhe ato që kanë dëshirën më të mirë që duan të shohin një sistem që funksionon ua zbeh.

Sipas Sakos ky është shansi i fundit për shqiptarët.

Pano Soko: Ky është vërtet shansi i fundit. Njerëzit ikin nga Shqipëria se nuk kanë shpresë. Kush e vret shpresën? Kjo gjë. Kush e sjell shpresën? Kjo gjë. Nga dëshmia në Komisionin Parlamentar vetëm një buf nuk e kupton që Veliaj ka shkelur ligjin duke dhënë miratimin për një çështje që i takonte Këshillit Bashkiak. Që në atë moment që Veliaj deklaroi se ‘unë kam firmosur pa miratimin e këshillit’ duhej të futej oficeri i policisë gjyqësore në sallë dhe ta merrte ta shoqëronte.