Kontrabandë cigaresh, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 17:44
Një 62-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik e Financiare për kontrabandë cigaresh.
Në pranga ka rënë shtetasi Z. M, banues në kryeqytet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi Z. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 101 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

