Rama: Do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për 3 prodhuesit më të mëdhenj të energjisë
Në konferencën e përbashkët presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama u shpreh se kjo është një kohë lufte që Shqipëria nuk e ka zgjedhur dhe nuk e ndalon dot.
Ai theksoi se ne jemi pjesë e familjes evropiane dhe se Putini nuk ka shkuar në Ukrainë vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjunjëzuar Perëndimin.
Ai shtoi se do tre vendoset edhe taksa e jashtëzakonshme, duke ndjekur direktivën evropiane, mbi 3 prodhues të mëdhenj të energjisë në Shqipëri.
Rama: Kjo është kohë luftë dhe nuk e kemi zgjedhur ne dhe nuk e ndalojmë dot ne. Nuk është një luftë që nuk ka lidhje me ne, sepse na lidh me çmimet dhe me përmbajtjen e saj. E kuptoj se shqetësimet e natyrës ekonomike mund të thonë se çfarë na duhet ne lufta, por na duhet shumë që të kemi lirinë dhe përkatësinë e familjes evropiane. Putin nuk ka shkuar në Ukrainë thjeshtë për të, por ka shkuar aty për të gjunjëzuar perëndimin demokratik. Ky është basti.
Një gjë e tillë në mendësinë e tij është bërë me ndërprerjen e gazit, të futen në krizë, të dalin në rrugë dhe të ndryshohet mendja për të gjithë atë që është arritur dhe si jetojnë. Ne sigurisht nuk na mjaftojnë ato 80 milionë, por janë një ndihmë e rëndësishme. Ne do të vendosim taksën e jashtëzakonshme, duke ndjekur direktivën evropiane, mbi 3 prodhues të mëdhenj të energjisë. Nuk është për të gjithë HEC-et, por për këta 3 prodhues që e shesin energji shumëfish, sepse nuk mund të nxjerrin fitime të mëdha se kështu na ra fati. Me këtë taksë do të mbështesim ata që janë më në nevojë.

