Rama: Do të shohim reshjet dhe uljen e konsumit për vendosjen e fashës mbi 800 kilovat
Në konferencën e përbashkët presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama u shpreh se fasha 800 kilovat u shty nga reshjet dhe nga konsumi.
Ai shtoi se do të shihet situata e kursimit dhe e reshjeve në vend, për të vendosur ose jo aplikimin e kësaj fashe të cilën e quajti të arsyeshme.
Rama: Ne kemi shtyrë aplikimin e fashës për muajin tetor, jo sepse deshëm ne, por sepse kishim reshje, jo aq sa do të donim, dhe pamë një ulje të konsumit, pra një sjellë për kursim pozitive. Po e shohim çdo ditë se nuk kemi reshje, pasi qielli shkëlqen nga dielli.
Sa i përket kursimit shohim pozitivitet, pra kemi ulje. Nëse do të kursehet arsyeshëm, do të kemi mundësi që të shtyjmë fashën. Ky alarm absurd këtu neglizhon faktin që fasha 800 kilovat është vënë prej kohësh në Kosovë.

