“Opozita në luftë të brendshme”, Mërtiri: Koalicioni Berisha-Meta nuk ka fuqinë për të mundur Ramën
Publicisti Ergys Mërtiri thotë se është e pamundur që kjo opozitë të jetë bindëse krijojë mbështetje të gjerë në radhët e popullsisë.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Mërtiri u shpreh se koalicioni Berisha-Met nuk e ka fuqinë për të mundur Ramën.
Ajo gjë që i bën të mundur opozitës ardhjen në pushtet sipas tij është Partia Demokratike.
Ajo është forca kryesore e opozitës dhe nëse ajo nuk është e fuqishme nuk është e fortë, nuk është e shëndetshme e gjithë opozita është e sëmurë, tha Mërtiri.
Ergys Mërtiri: Nuk mendoj se koalicioni Berisha-Meta ka fuqinë për të mundur Ramën. Ajo çfarë është lokomotiva e opozitës, ajo çfarë i bën të mundur opozitës ardhjen në pushtet është Partia Demokratike. Ajo është forca kryesore e opozitës dhe nëse ajo nuk është e fuqishme nuk është e fortë, nuk është e shëndetshme e gjithë opozita është e sëmurë sado mirë të jenë vagonët e tjerë rreth e rrotull. Në kushtet ku është opozita, në përçarjen që ka, në problemin moral që ka hyrë me veten e saj për shkak të akuzave që i ka bërë vetë vetes besoj se është e pamundur që kjo opozitë të jetë bindëse dhe ti motivojë qytetarët për të votuar opozitën dhe për të ndëshkuar qeverinë me votë.
“Në kushtet ku opozita ka hyrë në një luftë të brendshme ku luftojnë jo për principe, jo për moral, jo për ide e bindje por thjesht për pushtet të brendshëm prodhon zhgënjim. Kjo do të thotë se do të jetë e pamundur që kjo opozitë të fitojë, të jetë konkurruese, të jetë bindëse e të krijojë mbështetje të gjerë në radhët e popullsisë.”
