Soko: Të tjerët e çojnë ujin në Mars, Veliaj nuk po e sjell dot nga Bovilla në Kombinat

Ekonomist  Pano Soko në një intervistë për RTV ORA foli rreth zgjdhjeve të ardhshme lokale.

Sipas tij në retorikën e partive kryesore nuk do të ketë risi ndërkohë sa i përket Nismës Thurja thotë se ata i kanë projektuar si zgjedhje të alternativave.

Pano Soko: Në retorikën e partive kryesore nuk besoj se do të shohim risi. Nisma Thurje këto zgjedhje i ka projektuar si zgjedhje të alternativave, alternative për zgjidhjen e halleve. Kemi qytet të mbipopulluar, trafiku antihuman, një qytet që nuk ka ujë. Ata po e çojnë ujin në mars ki (Veliaj) nuk po e sjell dot nga Bovilla në Kombinat. Pjesa politike e partive të opozitës do ta kenë si gurë luft këtë.

Ai thotë se kushdo që do të dalë në garën për kryetarin e bashkisë së Tiranës duhet që të merret me hallet e qytetarëve.

Pano Soko: Duhet të emancipohemi një moment në politikë. Kur flet për ujin ti flet për hallin e tjetrit. Kur i flet për incineratorin ti flet për hallin tënd nuk e shikon se i merren paratë nga xhepi. Do të doja që kushdo të dalë në garë për bashkinë e Tiranës ta shikojë në këtë prizëm. Është individi në qendër të ngjarjes.

Por a është opozita në rrugën e duhur për fitbek pozitiv në këto zgjedhje?

Pano Soko: Nëse gjërat ecin siç kanë ecur deri tani është e vështirë. Që është Berisha në krye të PD këtë nuk e ndryshon dot. Parësore për Tiranën janë  uji, infrastruktura, parkingjet, zgjerimi i qytetit. Sot ekonomikisht Tirana është një vend me aktivitet ekonomik, është një zinxhir që ecën por jo për meritë të Veliajt. Sot mijëra tirans janë pa ujë, nuk ka më relaks, këto janë probleme që do të duhej të zgjidheshin. Nuk ka më vend për të bërë parqe.