Si do të bashkëpunojë PD dhe PL për kandidatët e bashkive? Meta: Qëllimi ynë është fitorja e zgjedhjeve

Kreu i PL-së Ilir Meta i pyetur se si do të bashkëpunojë PD dhe PL për të pasur një kandidat të vetëm për Këshillat bashkiak është përgjigjur se për çdo rast ato do të vijnë me një kandidat të vetëm.

Kjo pasi qëllimi i tyre është fitorja e zgjedhjeve të ardhshme.

Ligji ju detyron se nëse garoni si koalicion listat për këshillat bashkiak duhet të jeën unik, si do të bashkëpunojë PL dhe PD për këtë çështje?

Ilir Meta: Nuk jemi këtu për të diskutuar çështje teknike. Në çdo rast PD dhe PL do të kenë një kandidat për çdo bashki të vendit. Kjo është a padiskutueshme dhe i ftojmë të gjithë ata që janë në opozitë sepse ky është qëllimi më i rëndësishëm edhe më kryesor i opozitës sot dhe asaj që kërkojnë qytetarët shqiptarë nga kjo opozitë.

Sa i takon cështjes së primareve, unë e kam përshëndetur prej kohësh si një risi. Kjo është një çështje që ka nisur prej kohësh nga PD-ja.

Mund të ketë pasur diskutime të ndryshme ashtu si unë e kam bërë të qartë se duhet të jemi të kujdesshëm se pavarësisht nga risia, jemi në kushtet e një regjimi mafioz që merret dhe me përpjeke për të spostuar vëmendjen nga skandalet e tij dhe për të krijuar probleme të paqena brenda opozitës. Qëllimi ynë kryesor duhet të jetë fitorja e zgjedhjeve të ardhshme vendore."