32 vjeçari kapet me doza kokaine e heroine në makinë, gati për shitje në lokalet e Durrësit

Policia e Durrësit ka vënë në praga shtetasin 32- vjeçar i cili akuzohet se shiste doza drogash të forta heroinë e kokainë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit" informon policia.

Në kontrollin e bërë në shtëpinë e tij në Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Operacioni u kodua "October" dhe Zotkaj u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

32 vjeçari kapet me doza kokaine e heroine në makinë, gati32 vjeçari kapet me doza kokaine e heroine në makinë, gati32 vjeçari kapet me doza kokaine e heroine në makinë, gati32 vjeçari kapet me doza kokaine e heroine në makinë, gati