A do të mbajnë përgjegjësi Meta dhe Berisha nëse humbin, ja si përgjigjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 13:00
Në mbledhjen e sotme pas firmosjes së marrveshjes mes PD-së dhe PL-së Sali Berisha dhe Ilir Meta u përgjigjën dhe për disa pyetje të gazetarëve, ndër të cilat dhe nëse ata do të mbanin përgjegjësi nëse do të humbin zgjedhjet.
Sali Berisha: Marrëveshjet, është e vërtetë vetëm humbje ka pasur. Me Berishën marrëveshjet kanë qenë vetëm fitore. Kjo është e vërteta. Kaq kisha unë.
Ilir Meta: Jo vetëm kaq, por fitore duke patur kandidat edhe Bashën.
Sali Berisha: Realiteti. Dhe dëshmia më flagrante është icidenti Basha.
Ilir Meta: Ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trumpohej nga Rama para se ajo të fillonte. Kështu që kjo është një ndeshje e vërtetë, e pakompromistë, sepse është ekzistenciale për qytetarët tanë.

