Belind Këlliçi ofrohet kandidat për kryetar bashkie të Tiranës, reagon Meta dhe Berisha
Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar sot se është gati të lërë mandatin për të kandiduar përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në 14 maj.
Po a eshte kjo kandidaturë konsensuale?
Ilir Meta: Për ne si PL nuk ka asnjë rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni pasi marrëveshja është e qartë. Për ne ka rëndësi që procesi të jetë i mirëorganizuar. Ne do të respektojmë çdo zgjedhje në primare pasi qëllimi është fitorja e zgjedhjeve.
Sali Berisha: Kandidati do të dalë nga primaret. Ne këtu ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre dhe e përgëzoj plotësisht. Sikundër përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës.