A është Ilir Meta kandidati për kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës? Ja si përgjigjet kreu i PL-së
Në mbledhjen e sotme pas firmosjes së marrveshjes mes PD-së dhe PL-së Sali Berisha dhe Ilir Meta u pyetën edhe për emrin e kreut bashkiak të Tiranës, nëse ishte Meta ai që ishte propozuar.
A është Ilir Meta kandidati kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës?
"Se çfarë del nga korridoret e Fugës nuk është një përgjegjësi e jona. Koha e bunker-bashkive ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Shikojeni, kanë falimentuar shumica e bashkive, ndërkohë që kishte 100% të pushtetit, të Këshillave Bashkiake dhe të Kryetarëve të bahskive.
Tani ka ardhur koha që nënë Liza që është kthyer në një simbol të qytetarëve nga banesat e tyre, të lënies në rrugë, të keqtrajtuar nga policia bashkiake dhe e shtetit, ka ardhur koha që këto qytetarë jo vetëm të mos guxojë kush të dhunojë në mënyrë arbitrare të drejtat e tyre, por të kenë foltoren e tyre në Këshillat Bashkiak.
Sa i takon emrave që ju keni merak, në çdo rast nuk do të ketë persona hije. As të qeverisë dhe as të kryetarit të bashkisë, shumica e të cilëve me në krye Tiranën do ti përkasë opozitës.
Do të jenë garant të llogaridhënies. Për këtë kemi shumë emra të sprovuar dhe të jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesit publik. Të jeni shumë të qetë për këtë," tha ai.