LIVE/ Shpërthime të fuqishme në Kiev, deri tani 10 të vrarë dhe rreth 60 të plagosur

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin. Kryebashkiaku i Kieveit foli për disa shpërthime në qendër të qytetit vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë. Deri tani flitet për 10 të vrarë dhe rreth 60 të plagosur. 

LAJMI NË PËRDITËSIM

Ora 14:03 Numri i viktimave nga shpërthimet në Kiev shkon në 10 persona


Ora 13:36 Rusia gjuajti 83 raketa sot në Ukrainë, 43 prej tyre u rrëzuan nga forcat ajrore


Ora 13:15 Sulmet ruse janë krim lufte, thotë BE


Ora 13:01 Liderët evropianë reagojnë ndaj 'barbarizmit' rus


Ora 12:56 Putin konfirmon sulmet ruse në Kiev, duke lëshuar një paralajmërim të ri


Ora 12:51 Konsullata gjermane goditet me raketa në Kiev


Ora 12:31 Vetëm pak metra larg, vajza ishte live kur ndodhi shpërthimi në Kiev, momenti i frikshëm


Ora 11:51 Shpërthimi në Kiev i filmuar nga xhami i makinës


Ora 11:11 Zelenski: Shpërthimet në Kiev synojnë infrastrukturën energjetike të të gjithë vendit


Ora 10:47 Fëmijët këndojnë himnin kombëtar ukrainas në vendstrehim pas shpërthimeve në Kiev, shikoni videon


Ora 10:21 Publikohen video nga shpërthimet në Kiev


Ora 09:45 Bilanci i parë i shpërthimeve në Kiev: 8 të vdekur, 24 të plagosur e makina të djegura 


Ora 09:37 Gazetari i BBC-së po raportonte Live kur ndodhën shpërthimet në qendër të Kievit, shikoni videon


Ora 09:29 Shpërthimet në Kiev/ Zelenski: Ata po përpiqen të na fshijnë nga faqja e dheut!


Ora 09:15 Reagojnë zyrtarët ukrainas për shpërthimet në Kiev: Sulmet janë provë terrorizmi 


Ora 09:06 Shpërthimet në Kiev/ Forcat ruse janë nën presion thotë Britania e Madhe


Ora 08:40 Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të fuqishme në Kiev

Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në qendër të Kievit pak pas orës 08:00 me orën lokale.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet për shumë muaj dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e mëparshme në luftë.

Shërbimet e emergjencës ukrainase raportojnë për viktima dhe të plagosur nga shpërthimi por ende nuk janë të qarta detajet.

Gazetari Andriy Tsapliyenko tha se të paktën një civil u vra në sulm.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se "guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit".

Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia. Gjithashtu, kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.

"Një ndërtesë banimi shumëkatëshe u shkatërrua përsëri. Ka viktima,"postoi guvernatori rajonal i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh në Telegram.

Moska nuk ka komentuar ende mbi shpërthimet e raportuara në mbarë Ukrainën këtë mëngjes.

Sulmet vijnë vetëm disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar u dëmtua nga një shpërthim.

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmin e kësaj ure dhe e ka quajtur një "akt terrorizmi".

Putin tha dje se forcat e inteligjencës së Ukrainës kishin synuar të shkatërronin një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë.

Zyrtarët rusë thonë se tre persona u vranë në shpërthimin në urën Kerç të shtunën, pasi ishin në një makinë aty pranë kur sipas tyre, shpërtheu një kamion.