Reagojnë zyrtarët ukrainas për shpërthimet në Kiev: Sulmet janë provë terrorizmi

Rusia ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, dhe qendrat e qyteteve të tjera të Ukrainës këtë mëngjes. Deri më tani është konfirmuar të paktën një viktimë dhe dyshohet për të tjerë. 

Sulmet në Kiev janë të parat pas shumë muajsh.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky, thotë se "sulmet e qëllimshme" në qendër të Kievit, si dhe sulmet në Zaporizhzhia në jug dhe Dnipro në Ukrainën qendrore janë prova e "paaftësisë terroriste të Kremlinit".

"Rusia nuk është e aftë të luftojë në fushën e betejës, por në gjendje të vrasë civilë. Në vend që të flasim, ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore, MLRS, predha me rreze më të gjatë."

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se "guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit".

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se "raketat kanë goditur infrastrukturën kritike në qytet".

"Kryeqyteti është nën sulm nga terroristët rusë!" Klitschko shton në një postim në Telegram.