Shpërthimi në Kiev i filmuar nga xhami i makinës

Shpërthime të fuqishme kanë goditur kryeqytetin ukainas dhe disa zona të tjera rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Deri tani janë raportuar tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Në rrjetet sociale ka shumë fotografi dhe imazhe të sulmeve të mëngjesit të sotëm rreth Ukrainës.

Po punohet për të verifikuar sa më shumë prej tyre.

Një person duke filmuar nga sedilja e pasagjerit të një makine në Kiev ka kapur momentin kur goditi një raketë e tillë.