Konsullata gjermane goditet me raketa në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 12:51
Shpërthime të fuqishme kanë goditur Kievin rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nga shpërthimi deri më tani kanë vdekur tetë civilë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, ka thënë Ministria e Jashtme Gjermane.
Ndërtesa nuk është përdorur nga Gjermania që nga shpërthimi i luftës, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e vendit në një postim në Twitter.
"Ata që punojnë në ambasadën gjermane në kryeqytetin ukrainas janë të padëmtuar", thotë ministria.
Ndërkohë, po punohet për të zbulua më shumë detaje.
