SHBA thotë se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për sigurinë për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë refuzoi të dielën të komentojë mbi një shpërthim që dëmtoi urën rrugore dhe hekurudhore të Rusisë në Krime, por tha se do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte nisur luftën dhe mund t'i jepte fund asaj nëse ai zgjidhte një gjë të tillë.

"Ne nuk kemi asgjë më shumë për të shtuar në raportet në lidhje me shpërthimin në urë. Unë thjesht nuk kam asgjë për të kontribuar në këtë këtë mëngjes," tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby për programin "This Week" të ABC.

"Ajo që mund t'ju them është se zoti Putin e filloi këtë luftë dhe zoti Putin mund ta përfundojë atë sot, thjesht duke i zhvendosur trupat e tij jashtë vendit."