Irlandë, shpërthim në një pikë karburanti: Shkon në 10 numri i viktimave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 08:12
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një pikë karburanti në County Donegal, Irlandë.
Ndërkohë mësohet se tetë persona të plagosurit janë dërguar në spital.
Shpërthimi ka ndodhur të premten, ka shkatërruar plotësisht servisin dhe ka prekur edhe një pjesë të një pallati duke shkaktuar shembje. Mes të vdekurve ka edhe tre fëmijë.
Shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes në Creeslough, në qarkun irlandez Donegal.
"Ka dhjetë vdekje," tha një oficer policie. “Katër burra, tre gra, dy adoleshentë dhe një fëmijë në moshë shkollore, shtoi ai.
“Informacionet që kemi për momentin tregojnë se ka qenë një aksident tragjik”, tha ai dhe duket se përjashton një veprim të qëllimshëm.
