Lufta në Ukrainë, rusët caktojnë si vijë të kuqe dërgimin e armëve me rreze të gjatë në Kiev

Lufta në Ukrainë është futur në ditën e 228-të.

“Një sulm me raketa natën në Zaporizhzhia vrau 17 njerëz". Kështu shkruan, Anatoli Kurtev, sekretar i Këshillit Bashkiak, shkruan në kanalin e tij Telegram.

Ndërkohë, dërgimi i armëve me rreze të gjatë ose më të fuqishme nga Perëndimi në Kiev do të përfaqësojë një vijë të kuqe për Rusinë.

Një diplomat i lartë nga Ministria e Jashtme ruse, Alexey Polischchuk, tha për Tass se sa i përket vijave të kuqe, janë caktuar tashmë.

“Para së gjithash, ajo përfshin dërgimin e armëve me rreze të gjatë ose më të fuqishme në Kiev. Masa specifike në përgjigje të veprimeve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që furnizojnë me armë regjimi i Kievit do të përcaktohet pas një analize të plotë të zhvillimit të situatës”, saktësoi ai.

 

Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë së Minskut se Kievi po përgatit një sulm në tokën bjelloruse, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në Facebook.

“Në mbrëmjen e 8 tetorit, ambasadori i Ukrainës në Minsk, Ihor Kyzym, u ftua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, ku iu dorëzua një notë diplomatike. Në notë, pala bjelloruse argumenton se Ukraina do të duke planifikuar një sulm në territorin Bjellorusi”, shkroi Nikolenko, duke deklaruar se ky informacion nuk është i vërtetë.

“Ne hedhim poshtë kategorikisht një insinuatë tjetër nga regjimi bjellorus.” – theksoi ai.