Marina Mbretërore kap drogë me vlerë 17 milionë euro në Detin Arabik

Marina Mbretërore ka sekuestruar drogë me vlerë më shumë se 17 milionë euro nga një varkë në Detin Arabik.

870 kg metamfetaminë kristal u gjetën nga ekuipazhi i HMS Montrose në një operacion gjashtë orësh.

Kjo ishte bastisja e pestë e drogës nga marina këtë vit.

Oficerja e HMS Montrose tha se konfiskimi ishte një goditje e madhe për bandat kriminale dhe terroristët që përdorin drogë për të financuar aktivitetet e tyre.

"Përçarja e organizatave terroriste, kriminelëve dhe linjave të tyre të financimit është çelësi për të mbajtur sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të botës," tha komandantja Claire Thompson.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

HMS Montrose, me qendër në Devonport, Plymouth, është vendosur në Lindjen e Mesme që nga viti 2019. Ajo ka sekuestruar rreth 53.5 milionë euro drogë dhe dy dërgesa të paligjshme armësh deri më tani këtë vit.