Numri i viktimave nga shpërthimet në Kiev shkon në 10 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 14:03
Shpërthime të fuqishme nga raketat ruse kanë goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Kievit dhe zona të tjera ukrainase.
Policia kombëtare e Ukrainës ka thënë se 10 persona kanë vdekur dhe rreth 60 janë plagosur në të gjithë vendin si pasojë e këtyre sulmeve ruse në territorin ukrainas.
Ndërkohë, po punohet për të zbuluar më tepër detaje.
