Ky është drejtuesi i kamionit që shpërtheu në urën e Krimesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2022, 17:57
Një 51-vjeçar mësohet se është drejtuesi i kamionit me eksploziv që shpërtheu herët të shtunën në urën e Krimesë.
Media ukrainase Tpyxa raporton se emri i burrit është Makhir Yusobov.
Ai punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit, në lindje të Krimesë.
Ai ka kontaktuar për herë të fundit me familjen dy ditë më parë.
Me interes është informacioni se udhëtimi për në urë është dashur të zgjasë gjysmë ore, por për arsye të panjohura atij iu deshën gjashtë orë.
Sulmi vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.
And here is a photo of the driver who was reportedly behind the wheel of the exploded truck on the Crimean bridge pic.twitter.com/mT0dsGzFqd
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) October 8, 2022
