Lufta shkatërron edhe florën e faunën, dëmtohet “Amazona e Europës”, u dogjën 2 mijë ha
Pasojat e luftës në Ukrainë kanë dëmtuar ndjeshëm edhe botën bimore e shtazore. Rajonet veriore, që shërbenin si shtëpi për qindra lloje specie janë shkretuar, teksa shpendët dhe kafshët janë zhdukur nga sipërfaqja.
Përdorimi shkatërrues i armëve dhe minave tokësore nga pushtuesit rusë, përveç kostos njerëzore e materiale do të kenë kosto dhe për botën bimore dhe shtazore.
Valeri Stepanenko Oleksandrovych, roje pylli në një nga rezervatet me të rëndësishme të Ukrainës veriore, që është e pasur me këneta, liqene, pyje, me kafshë të egra, e quajtur ndryshe dhe si Amazona e Evropës tregon sesi shpërthimet e municioneve dëbuan shpendët dhe kafshët.
"Këto janë pasojat më të këqija që la pas pushtimi. Zjarret e pyjeve që ata ndezën me anë të predhave shkatërruan pasurinë shtazore. Po t’i vështroni trungjet e djegura e të nxira mund ta kuptoni se c po ndodh. Edhe ato që kanë mbetur nuk do mbijetojnë dot më, pasi nuk kanë për të ngrënë dhe as vend për t’u fshehur.”
Megjithëse zhdukja e specieve të rralla në Ukrainë nuk ishin prioritet i Presidentit rus Vladimir Putin, predhat e artilerisë dogjën më shumë se 2,000 hektarë pyje të paprekur më parë, duke shpërndarë kafshë të egra, dogjën orkide të zbuluara së fundmi dhe qindra bimë të tjera të rralla.
Rojtarë të shumtë të armatosur janë pozicionuar në rajonin e Polissias, një territor i madh që shtrihet në Bjellorusi, Poloni dhe Rusi. Ky rajoni njihet si shtëpia e specieve të rralla.
"Ka pasur dy tufa ujqërish në këtë rajon dhe ujku polisian është një nga më të mëdhenjtë në botë. Përpara Çernobilit, ata qarkullonin nëpër fshatra ose do takoje në to natën, por tani janë pakësuar.
Katastrofa e parë nga e cila u dëmtuan rëndë flora dhe fauna në Ukrainë daton në vitin 1986, kur shpërtheu termocentrali bërthamor i Çernobilit. Grumbuj grimcash radioaktive u shpërndanë në të gjithë Evropën duke ndotur Ukrainën veriore.
Megjithatë, pas kësaj goditje, e dyta erdhi me nisjen e e luftës në Ukrainë në shkurt të këtij viti, ku kafshët dhe bimësia u dogjën dhe ende janë nën kërcënim të vazhdueshëm.
