Shpërthimet në Kiev/ Zelenski: Ata po përpiqen të na fshijnë nga faqja e dheut!

Shpërthime të fuqishme kanë goditur kryeqytetin e Kievit rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ku të paktën një person ka vdekur dhe të tjerë janë plagosur. 

Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënvizon shpërthimet në Kiev, Zaporizhzhia dhe Dnipro, duke thënë se "alarmi ajror nuk ulet në të gjithë Ukrainën".

"Sulmet në mbarë Ukrainën këtë mëngjes tregojnë se Rusia po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur”, shton ai, dhe iu kërkon bashkatdhetarëve të qëndrojnë në strehimore.

Rusia nuk ka komentuar ende për sulmet e mëngjesit të sotëm.