SHBA: Vendimi i OPEC i pamatur, reduktimi i prodhimit të naftës mund ta rrisë çmimin me 100$ për fuçi

Vendimi i OPEC për të ulur prodhimin e naftës sipas Departamentit të Thesarit është i pamatur dhe që nuk i sjell dobi askujt në një kohë kur bota përballet me rritje të lartë të çmimit të energjisë.

Sekretarja e Departamentit të Thesarit ka kritikuar vendimin e kësaj jave nga Organizata e Vendeve të Eksportit të Naftës dhe aleatëve të saj në atë që quhet OPEC+ për të ulur prodhimin e karburantit.

Yellen: Vendimi i OPEC është i padobishëm dhe i pamatur sjell pasiguri se çfarë ndikimi do të ketë, por sigurisht është diçka që nuk më duket e përshtatshme në rrethanat me të cilat përballemi. Uashingtoni është shumë i shqetësuar rreth vendeve në zhvillim dhe problemeve me të cilat përballen përfshirë rritjen e çmimit të naftës.

Shtetet e Bashkuara dhe Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara janë ende duke debatuar një plan për të vendosur një çmim tavan për eksportet ruse të naftës në përpjekje për të stabilizuar çmimet botërore të karburantit dhe për të ulur përfitimet e Moskës.

Janet Yellen konfirmoi se Uashingtoni ka shpresa të mëdha për masat, por nuk ndërmori një vendim të ri lidhur me të.

OPEC+ anunçoi vendimin e tij për të ndërprerë prodhimet me 2 milionë fuçi naftë në ditë duke nisur nga nëntori.

Ai do të jetë reduktimi më i madh që nga 2020.

Grupi e shikon lëvizjen si një mënyrë për të balancuar tregun përpara rënies sezonale të kërkesës.

Analistët kanë paralajmëruar se shkurtimi i prodhimit mund të çojë në një rritje të çmimeve të naftës me rreth 100 dollarë për fuçi dhe do të detyronte SHBA-në të shfrytëzojë rezervat e saj strategjike.