Zelenski: Shpërthimet në Kiev synojnë infrastrukturën energjetike të të gjithë vendit
Shpërthime të fuqishme kanë goditur Kievin rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani janë konfirmuar tetë viktima dhe dhjetëra të vdekur.
"Sulmet ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin", tha presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram.
"Objektet energjetike në Kiev, Lviv, Dnipro, Vinnytsia, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe rajone të tjera janë goditur."
"Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Ata janë të pashpresë," thotë ai.
"Objektivi i dytë janë njerëzit", shton ai.
“Një kohë e tillë dhe objektiva të tillë u zgjodhën posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëme”, thotë ai, ndërsa u bën thirrje njerëzve që të qëndrojnë në vendstrehime.
Megjithatë, vetë Zelensky ka filmuar veten duke ecur në rrugët e Kievit, gjë që e ka bërë edhe në ditët e para të luftës.
Zelensky: “We are dealing with terrorists. Dozens of rockets, Iranian suicide drones. They have two aims. Energy infrastructure across the whole country…. The other aim is people. They have chosen the time and targets to harm as many as possible.” pic.twitter.com/E5GCnjnITb
— Oliver Carroll (@olliecarroll) October 10, 2022
