Kapet kontejneri me 110 kg kokainë në një anije në Catania, vlera në treg 12 mln euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 08:34
Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër u kapën në portin e Katanias.
Droga, e ndarë në 96 blloqe, gjendej në disa kontejnerë me fruta tropikale nga Ekuadori, mbërriti në bordin e një anije me motor ardhur nga Amerika e Jugut.
Doganierët dhe ushtarakët e Fiamme Gialle vunë re se një kontenier kishte një saldim të parregullt në çati dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.
Pas aksionit të Guardia di Finanza të komandës provinciale të Katanias, më shumë se 110 kg kokainë me vlerë 12 milionë euro, iu nënshtrua sekuestrimit.
Më pas, droga u analizua edhe nga laboratori kimik ADM Catania, i cili gjeti një përqindje shumë të lartë pastërtie të barabartë me 80%.
