Bilanci i parë i shpërthimeve në Kiev: 8 të vdekur, 24 të plagosur e makina të djegura

Shpërthime të fuqishme kanë goditur kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm.

"Tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev këtë mëngjes", tha një ndihmës i ministrit të brendshëm ukrainas.

"Gjashtë makina u dogjën pas sulmit dhe mbi 15 automjete u dëmtuan", tha Rostyslav Smyrnov në një postim në Facebook.

Ai shtoi se 30 punonjës të shërbimit të urgjencës dhe gjashtë njësi reagimi mbërritën në vendin e ngjarjes në rrethin Shevchenkivsky të Kievit.