I grabiti shitëses xhiron e biznesit dhe u largua, hajduti në Fier arrestohet bashkë me paratë

Një i ri është arrestuar në Fier për vjedhjen e një biznesi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "15 Tetori".

I riu ka marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe është larguar.

"Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes".

I grabiti shitëses xhiron e biznesit dhe u largua, hajduti në Fier

Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Valentino Dane,28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale "Vjedhja".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.