Rama dënon agresionin rus: Në solidaritet me Ukrainën, lufta e tyre është edhe e jona
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dënoi agresionin rus në Ukrainë.
Duke e cilësuar një sulm të drejtpërdrejtë mbi arkitekturën e sigurisë evropiane, Rama kërkoi reagim edhe më të fortë.
Rama: Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare dhe lakmia për dominim.
Për fat të keq këtë vit shpresat dhe besimet tona janë coptuar hidhur, e garancitë tona janë shkelur nga një luftë e para menduar në një luftë në kontinetin Evropian. Agresioni mizor i Rusisë ndaj fqinjit të saj Ukrainës. Sulmi nuk është vetëm ndaj Ukrainës dhe popullit të saj është një sulm brutal ndaj arkitekturës së sigurisë evropiane, e kartës së OKB-së. Është një betejë e hapur mes një tiranie cinike të vjetëruar dhe një demokracie në lulëzim.
