"Shëndetësi dhe ryshfet", qytetarët me dëshirë dhe të detyruar
Përballë bluzave të bardha qytetarët kanë dhënë lekë me dëshirë, por edhe u është kërkuar nga mjekët. Ata shprehen se nuk përbën shkelje ligji, nëse pacienti ka dëshirë të falenderojë mjekun me lekë apo vlera të tjera materiale. Ndërsa shoqata e anestezistëve dhe reanimatorëve shprehet kundër mënyrës se si u bë arrestimi i kolegut të tyre, por thonë se mbështesin çdo veprim të institucioneve të drejtësisë.
Eksperianca e qytearëve te mjeku është e ndryshme, disa janë përballur me dhenien e ryshfetit e te tjerë thonë se e kanë marrë shërbim pa dhënë asnjë lekë.
"20-50 mijë lekë kemi dhënë se nuk të vizitonte. Drejtpërdrejt nuk ti kërkojnë por… i dhamë ne," thotë një qytetar.
Djali i tyre është shëruar vetëm fal përkushtimit të mjekëve, ndaj nuk gjejnë fjalë për ta falenderuar.
"S'kemi asnjë ankesë as nga mjekët, as nga infermierët. I janë përkushtuar detyrës, më ka ardhur djali me 10% shpresë këtu dhe deri tani gjërat kanë shkuar mirë dhe lus Zotin të shkojnë mirë," thotë një qytetare.
Edhe arrestimet e mjekëve kërkojnë të ndahen sipas rasteve, duke konsideruar jo të drejtë ndalimin kur lekët ofrohen me dëshirë nga pacienti.
"Nëse mjeku e ka kërkuar dhe i ka thënë më jep kaq të të bëj punën edhe duhet. Nëse një person do t'ja japi vetë mjekut, se çfarë bëj unë me dëshirën time nga puna e madhe që më bëhet, këtu e vlerësoj vetë burgimin e mjekut," tha ajo.
Edhe në rrethe fenomeni i ryshfetit nuk ekziston, thotë një zonjë.
"Nuk na kanë kërkuar lekë asnjëherë.
Në Mamurras asnjë mjek nuk merr lekë dhe na respekton," thonë ata.
Por dikush tjetër me bindje shprehet se nuk ka mjek që nuk merr lekë pas shërbimit.
"Nuk ka shance, vetëm që të gënjej, se nuk ka doktor që t'i bën pa lekë," thotë një qytetare.
Nuk mungojnë as ata që kanë frikë të shprehen pasi ende e kanë të afërmin në dorë të bluzave të bardha. E pranojnë fenomenin e dhënies se lekëve vetëm pas kamerave.
"Akoma s'kam mbaruar punë," thotë një qytetare.
Pa kaluar ende 24 orë, Policia e Tiranës ka liruar dy nga mjekët e shoqëruar, duke lënë në burg vetëm reanimatorin Fitim Marku.
Në lidhej me këtë rastë kanë reaguar edhe përfaqësues të bluzave të bardha. Shoqata e anestezistëve dhe reanimtorëve të shqipërisë shpreh shqetësimin për mënyrën sipas saj Denigruese të ndalimit të mjekut Fitim Marku.
“Pamje të tilla të bëra publike, ku mjeku me uniform, shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vertët përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend.
Vlen të kujtojme se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike nuk i kemi parë as në rastet ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të ëprmasave të mëdha.”
I të njëjtit qëndrimi është edhe sindikata e mjekëve, ndërsa shprehet se nuk bëhen palë me asnjë që shkel ligjin.
