Berisha: Deputetët mbështetës të Bashës janë të mirëpritur, por jo "veglat e Ramës"

Kryetari i PD-së Sali Berisha fton deputetët e grupit parlamentar që mbështesin Bashën të bashkohen me të.

“Deputetët e grupit PD janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojrat e turpshme që bëhen si veglat e Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha. Unë kam tolerancën time, por i ftoj me zemër të hapur dhe u them se e gjithë Shqipëria I shikon kur ata pa asnjë mandate partie bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot nëse deri dje mund të mos ishin të bindur që Basha ishte peng i Ramës sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton se ai ishte marrë peng me dosjen e financave ruse.”

Berisha më tej i çoi mesazh.

“Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”

Berisha tha se Basha gaboi kur nuk thirri protesta dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sali Berisha: “Edi Rama ka blerë e do të pëdorë të gjithë shtetin për të mbledhur votat. Revolta popullore është rruga kryesore për të gjunjëzuar atë.  Gabimi më i pafalshëm historik i PD-së u bë më 27 prill 2021 kur ish kreu i PD-së nuk thirri protesta për rrëzimin e Edi Ramës por futi PD-në në një spiral shkatërrimtar nga i cili u desh shumë kohë për të dalë.