Tentoi të vriste në Gjermani për hakmarrje, arrestohet pas dy vitesh 33 vjeçari

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje në Gjermani dy vite më parë, është arrestuar ditën e sotme.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Wanted" u arrestua Daniel Hajro, 33 vjeç, banues në Korçë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Operacioni u zhvillua me bashkëpunimin intensiv të DVP Korçë, DVP Tiranë, FAST Albania dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe "Plagosja e rëndë me dashje", në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër," njoftoi policia.