Veliaj lë në harresë gjimnazistët, rikonstruksioni i "Besnik Sykja", Zhupa: Nxënësit mësim me 2 turne
Deputetja e PD Ina Zhpa ishte sot në një nga shkollat që ende nuk kanë përfunduar rikonstruksionin e tyre, duke bërë që shumë nxënës të zhvendosen në shkolla të tjera.
Një gjë e tillë ka bërë që shumë nxënës të zhvillojnë mësimin me turne.
Një ndër to është dhe shkolla "Besnik Sykja" rikontruksioni i së cilës duhet të kishte përfunduar që në maj të këtij viti, gjë që nuk ka ndodhur.
Viti i ri shkollor nuk nisi normalisht për nxënësit dhe mësuesit e shkollës "Besnik Sykja në Tiranë.
Kjo është një nga shkollat e shumta që PD i ka denoncuar me fakte dhe prova këto ditë se si nuk po zhvillohet mësimi normalisht, dhe se si nuk janë plotësuar standardet, afatet, detyrimet kontraktore që ka ministria e arsimit, bashkia Tiranë por dhe i gjithë shteti shqiptar në lidhje me shkollimin dhe arsimimin e fëmijëe, nxënësve të kryeqytetit," tha ajo.
Zhupa deklaroi se përgjegjëse për këtë është Bashkia e Tiranës që i ka lënë nxënësit rrugëve, duke u zhvendosur në shkolla të tjera e duke zhvilluar mësimin me 2-3 turne.
"Prapa meje ndodhet tabela për rikonstruksionin e shkollës "Besnik Sykja", nga vetë tabela kjo kontratë duhet të kishte përfunduar në datë 04/05/2022. Jemi në shtator dhe është ende shumë lart të quajturit i përfunduar dhe oborr është plot inerte.
Kjo është një harresë, indiferencë nga institucionet. Nxënësit e zhvillojnë sot mësimin në një shkollë tjetër tek "Petronini Luarasi".
Bashkia Tiranë ka shkaktuar një kaos në sistemin arsimor duke bërë që shumë shkolla të Tiranës, vetëm nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre të kryejnë mësimin me 2-3 turne," tha ajo.