Berisha: Revoltë popullore kundër Ramës. Ambasadorja Kim takoi Metën, një patner të PD
Për të larguar kundërshtarin e tij politike, Sali Berisha mendon se ka vetëm një rrugë. Me anë të një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi qeverinë e Edi Ramës se shumë shpejt do të përballet me protesta popullore.
Për të larguar kundërshtarin e tij politike, Sali Berisha mendon se ka vetëm një rrugë. Me anë të një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet socialiale, kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi qeverinë e Edi Ramës se shumë shpejt do të përballet me protesta popullore.
Sali Berisha: "Shumë shpejt protestat dhe grevat ndaj një rregjimi që nuk ka legjitimitet është rruga kryesore për ta rrëzuar atë. Ftoj mësuesit shqiptarë të bashkohen me protestën e pedagogëve të përgatiten për një grevë të përgjithshme të trondisin nga themelet regjimin monist. U bën thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë arsimit shqiptar”
Demokratët shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar në PD të ndarë në dy kampe duke fajësuar Gjykatën e Apeli që po e zvarrit vendimin për vulën. Për këtë ngërc Berisha mendon se zgjidhja mbetet te akisoni kundër Edi Ramës.
Sali Berisha: Pa zgjidhur problemin me Edi Ramën, PD nuk mund të zgjidhë me problemet e tjera. Ndaj ne kemi vendosur që këtë vjeshtë ta shndërrojmë në pranverën e protestave të mëdha.
Edhe pse nuk harron që t’i ftojë deputetët kritike sërish që t’i bashkohen atij dhe të mos bëhen pjesë e lojës Rama Basha siç e quan Berisha.
Sali Berisha: “Deputetët e grupit PD janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojrat e turpshme që bëhen si veglat e Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha. Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën
Kreu i PD ka zbuluar që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e hënë selia blu do të nisë punën për zgjehdjet e ardhshme vendore.
Berisha ka shfrytëzuar këtë dalje online për të komentuar takimin Meta-Kim.
Sali Berisha: Takim normal i ambasadores se SHBA-se me një partner të PD-së"
