Ballkani i Hapur, Rama: Pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria nuk lëviz asnjë cm nga kërkesa për njohjen e Kosovës
Nismën rajonale Ballkani i Hapur, kryeministri Rama e shpalosi dhe gjatë fjalës së tij Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ai deklaroi se pavarësisht forcimit të marrëdhënieve me Serbinë, Shqipëria nuk lëviz asnjë centimetër nga qëndrimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Rama shtoi se në këtë nismë mund të përfshihen edhe vende të Ballkanit si Turqia dhe Greqia.
Rama: Ne në Shqipëri e kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur larg është të ecim së bashku.Kjo na bëri bashkë me RMV dhe Serbinë për të krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, një platformë e hapur për të gjithë vendet e Kosovës, jo vetëm ne të tre, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjen, Turqinë dhe Greqinë e më tej. Një investim për gjithkënd.
Mesazhi më i mirë i Ballkanit të Hapur është se nuk duhet të biet dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët. Duke gjetur gjithmonë arsye të mira për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Duke forcuar marrëdhëniet e saj me Serbinë, Shqipëria nuk lëviz asnjë cm nga qëndrimi i saj për të mbështetur çdo vend për të njohur Republikën e Kosovës.
Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin në dialogun mes tyre drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mbështetur nga BE dhe SHBA. Mbetem i bindur që Ballkani i Hapur do të lehtësojë këtë proces për të mirë të të gjithëve, shqiptarëve dhe serbëve.

