Pedagogët në protestë, Halilaj: Një pjesë e politikanëve japin mësim, s'di si transformohen nga postet
Pasi nuk morën zgjidhje për kërkesat e tyre në takimin e djeshëm me ministren Kushi, pedagogët e kanë caktuar prortestën e tyre të radhës më 5 tetotr,.
Pedagogu Alfred Halilaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, thotë se ka një tendencë për të delegjitimuar protestën e pedagogëve, ndërsa thekson se kërkesat e tyre janë minimaliste për garantimin e dinjitetit të pedagogëve.
Halilaj: Po të shikosh fjalorin e qeverisë thonë se këta nuk meritojnë rritjen e pagës ndërsa Kryeministri thotë se këta se meritojnë të jenë pedagogë. Ndikimet në Universitet të politikës janë të mëdha, vetë qeveritë kanë kërkuar vazhdimisht të kapin Universitetet.
Paradoksi i gjithë kësaj situate sipas tij është se një pjesë e mirë e politikanëve dhe ligjvënësve shqiptarë vijnë nga bota akademike, apo më keq akoma vijojnë të japin mësim në Universitete.
Halilaj: Ironia është se një pjesë e këtyre politikanëve kërkojnë të vishen vazhdimisht me petkun e dijes dhe kërkojnë vazhdimisht të kenë orë mësimore në Universitet për tu prezantuar përballë njerëzve si pedagogë në Universitet. Kërkojnë orë si pedagogë të jashtëm për të mbajtur balancën e ballafaqimit publik që është dhe pedagog. Kur vjen puna për të përdorur dijen përballë shoqërisë kërkojnë ta shkruajnë në CV-në e tyre që janë dhe pedagogë. Ironia është se një pjesë e tyre janë dhe kanë qenë pedagogë dhe nuk ngrejnë zërin për këtë trajtim dizastër që u bëhet pedagogëve shqiptarë.
Teksa reflekton, ai thotë se e ka të pamundur të kuptojë sesi transformohen njerëzit kur marrin një pozitë të caktuar në zyrat e shtetit.
Halilaj: Si ka mundësi që një njeri që vjen nga sistemi nuk intersohet për atë pozicion pune që është ballafaquar më herët. Kjo është njhë fatkeqësi, nuk e kuptoj si transformohet njeriu dhe profesionalisht në momentin kur merr një pozitë.
