Dokumenti i Dick Marty në Asamblenë e OKB, Rama: Dështim në nivel ndërkombëtar, pranoni kërkesën tonë për një raport të ri
Kryeministri Edi Rama sulmoi nga selia e OKB-së raportin e Dick Martyt për akuzat e ngritura ndaj UÇK-së për trafikim organesh.
Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se asnjë aktakuzë e ngritur nuk është provuar dhe theksoi se Këshilli i Evropës duhet ta rishkruajë të vërtetën.
Shefi i qeverisë shqiptare mori në mbrojtje ish-presidentin Hashim Thaçi, ku tha se ai u mor nga zura dhe u mbajt një vit në burg pa asnjë aktakuzë apo padi.
Rama: Sa pëmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjenocidit në Srebrenicë dhe spastrimin njerëzor në Kosovë, llogaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe bashkëpunimit mes palëve, drejtësia shërbehet me fakte, prova dhe me të dhëna, nuk mund të mos ndaj një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për botën.
Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e Kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës.Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11-viteve për t’i provuar këto akuza por asgjë, asnjë fjalë e vetme e gjithë aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Evropës për krimin e pretenduar të organeve. Dhomat Specializuara kanë arrestuar pa padi ish-presidentin Hashim Thaçi.
Imagjinojeni një moment që presidenti apo kryeministri juaj merret nga zyra dhe çohet në një vend të tretë dhe mbahet pa asnjë aktakuzë në burg. Asnjë fjalë e vetme nuk është vërtetuar nga aktakuza është një dështim monumental dhe nuk ka të bëjë me procedurat e gjykatës, ka të bëjë me njollosjen e historisë së një vendi. Ne mendojmë dhe shpresojmë që Asambleja e Këshillit të Evropës do të ndërrojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues dhe të vendosë besueshmërinë e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare.
