Mokra n’fest, mbahet edicioni i tretë i festivalit, me raki rrushi, mjalt fshati e pekmez mani
Në vitin e tretë të tij ka nisur në Mokrër të Pogradecit “Mokra n’fest”.Qindra banorë të zonës, dhe ata që janë shpërngulur nga aty i janë bashkuar festimeve në natyrë. Kënge e ushqime tradicionale kanë shoqëruar Festivalin për orë të tëra.
Ka nisur këtë të shtunë "Mokra N'fest" në edicionin e saj të 3-të.
Ushqime tradicionale, vallet karakteristike, lakrori me dy petë, kulaçi dhe dollitë e rakisë kanë zbukuruar festën e cila ka bërë bashkë me qindra banorë të zonës.
Pjesë e festës ishin edhe motoristët por edhe sporti i packrafting.
"Bëhemi 20 motorista nga Pogradeci."
"Mokra ka mundësi pasi ka lumin Shkumbin."
Kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli, tregon se kjo festë është kthyer në traditë tanimë, ndërkohë që vëmendja ndaj Mokrës është më e madhe.
Në këtë festë kanë performuar këngëtarët e njohur Avni Lushka, Nertila Vreto, Daniel Mustafa, të cilët kanë dhënë emocione dhe hare të rinjëve të shumtë që ishin në këtë festë.

