"Përgatituni!" Berisha bën thirrje për greva të përgjithshme. Biznese mbyllni qepenat
Kryetari i PD-së bën thirrje për greva të përgjithshme.
Thirrja e parë ishte për mësuesit, studentët e gjimnazistët të solidarizohen me protestën e pedagogëve e planifikuar të mbahet më 5 tetor. Madje ai shkoi më tej duke i kërkuar që të realizojnë greva.
“Ftoj mësuesit shqiptarë të bashkohen me protestën e pedagogëve të përgatiten për një grevë të përgjithshme të trondisin nga themelet regjimin monist. U bën thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë arsimit shqiptar” deklaroi Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët.
Të njëjtën thirrje pati dhe për biznesin e vogël: Përgatituni për grevë të përgjithshme. Të ulni qepenat”
Berisha tha se do të bëjë gjithçka që vjeshtën ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha kundër Edi Ramës.
Sali Berisha:“Protesta janë rruga për të cilat është përcaktuar Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë, por edhe shtyrja e tyre bëhet për shumë aspekte, e padurueshme. Protestat e gjithanshme do jenë rrugë për të rikthyer në Shqipëri, shpresën, votën e lirë dhe për të dalë nga ky regjim absolutar, sot i vetmi në Europë pas atij të Putinit dhe Lukashenkos. Do të bëj gjithçka që vjeshtën ta kthejë në një pranverë të protestave të mëdha kundër Edi Ramës"
