"Të na rrojë Partia e Edi!" Qytetarët e indinjuar: Rritja e çmimit mbi 800 kW/h e papërballueshme

Çmimi i ri që do të faturohet për energjinë elektrike kur tejkalojnë konsumin mbi 800 kW/h, është i papërballushëm për qytetarët. Në një vëzhgim të RTV Ora, ata shprehen se energjia do të shtrenjtohet shumë dhe mundësitë janë të pakta për ta paguar.

Enti Rregullator Energjetik mori vendimin për ndryshimin e energjisë elektrike për të gjithë ata familjarë që do kalojnë fashën mbi 800 kw/h

Flasin qytetarët:Turp i zotit sidomos për ne pensionistët, turp.
Nuk kam çfarë të them tjetër. Të na rrojë partia, të na rrojë Edi. Mezi e kemi. Edi e ka mbushur për vete dhe ato që i mban pas vetes. 

Ti themi Edi Ramës të vij të na sjelli dhe një litar aty dhe të varemi. Çfarë do të bëjmë më parë. Mundohemi të kursejmë, të jemi ekonomik sipas kushteve që kemi.

Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, janë rreth 48 mijë familje mund të tejkalojnë fashën mbi 800 kWh.

Por statistikat raportojnë afro dyfishin e familjeve që preken nga shtrenjtimi i faturës së energjisë elektrike.

Kjo pasi mendohet se këtë fashën e tekjalojnë rreth 71 mijë konsumatorë të energjisë elektrike në sezonin e dimrit.

Ndërkaq, Furnizuesi i Shërbimeve Universale depozitoi pranë ERE aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsum mbi 800kW/h.

Çmimi final i propozuar në të cilin janë përfshirë dhe tarifa shtesë të shtuara është 42.95 lekë për këh pas fashës së miratuar të premten nga ERE.