"Incineratorët, check up-i e porti i Durrësit", Berisha: Rama nuk do shpëtojë nga verdikti i drejtësisë

Pyetja është: A ka plan konkret PD për të çuar para drejtësitë të gjithë ata që janë të implikuar në aferat e incineratorëve?

Sali Berisha: “Ne do të depozitojmë në parlament ligjin që nuk njeh parashkrimin për çdo kryeministër që ka shërbyer në Shqipëri nga 1992 dhe do të shërbejë deri në 2040.  Me këtë ligj ju garantoj se nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë. Nuk bëhet fjalë për këtë drejtësi vegël në duart e PS-së, por bëhet fjalë për një drejtësi që do zbatojë ligjin në mënyrë autonome dhe do u japë ndëshkimet më të merituara atyre që vodhën e varfëruan shqiptarët.

Prandaj si incineratorët, por edhe aferat e Durrësit, Butrintit, dhe shumë të tjera, do marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare.

Gjithashtu Berisha tha se do të anulohet check up-i dhe do të shkojnë para gjyqit si Vilma Nushi, Ilir Beqja, Edi Rama.

Sali Berisha:"Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro. Informoj shqiptarët, se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri, pasi me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE. Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh.

Berisha premtoi se me të ardhur në pushtet do të anulojë edhe ligjin për investimet strategjike. Deklaratat u bënë sot gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët.