Mbyllja e shkollës turke dhe sulmi kibernetik, Goci: Ta bëjmë Shqipërinë pashallëk. Jemi lakuriq, na rrofshin rrobat!

Mbyllja e shkollës dhe kopshtit turk për pedagogun Ervin Goci nuk ka asnjë arsye ligjore dhe as administrative bindëse që mund të justifikojë vendimin.

Shkaqet i sheh gjetiu.

Goci: Arsye ligjore, administrative nuk ka. Ka arsye të tjera që për mu janë arsye jashtëzakonisht të rrezikshme. Çështje të brendshme të një shteti bëhen çështje të Shqipërisë.

Në një intervistë në Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava, Goci thotë se precedente të tilla  tregojnë se kryeministri shqiptar nuk është asgjë tjetër veçse një lloj mëkëmbësi.

Goci: Këta nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Nëse është kështu mund të ndryshojmë dhe strukturën politike dhe juridike të shtetit shqiptar, mund ta bëjmë pashallëk, vilajet, mund ta bëjmë çfarë të duam por ky nuk është shtet. Kjo ka pasoja të tmerrshme. Shikoje çfarë ndodh me sigurinë kombëtare, pjesën virtuale, ça ndodh me administrimin, taksat, transparencën? Është dikush që merr ca vendime për të cilat as ti nu mban përgjegjësi, nuk dihet se ku merren këto vendime dhe ne jemi gjithë kohës viktima dhe pësuesi.

Mbyllja e shkollës turke dhe sulmi kibernetik, Goci: Ta bëjmë

Duke komentuar urdhrin e prokurisë ndaj medias për të mos publikuar asnjë material të bërë publik nga hakerat iranianë, Goci e sheh më shumë një artificë me urdhër të Ramës për të intimiduar gazetarët.

Goci: Prokuroria po intimidon gazetarët. Gjithë ai vendim është i pazbatueshëm, totalisht një kokëfortësi, një artificë që ka ardhur direkt nga kryeministria për të intimiduar gazetarët dhe për të mos i lënë për të trajtuar një çështje që ka dëme konkrete. Përveç emaileve janë të dhënat e mia që janë në lojë.

Nesër nuk dihet ça del. Nesër marrin të dhënat e Hipotekës, do të dijë çfarë pronash ke ti, ku i ke etj. Praktiktikisht jemi qënie lakuriq, na rrofshin rrobat që gjë tjetër nuk kemi, gjithçka na është marrë, na është hedhur. Për këtë nuk mban përgjegjësi njeri,prokuroria nuk bën asgjë. Janë 200 milion euro të hedhura, ndërsa prokuroria u sulet mediave, u thotë mos këtu, mos këtu!"