"Dua të administroj biznesin tim" gjimnazistët në Sarandë drejt shkollës profesionale
Gjithmonë e më shumë të rinjtë në Sarandë po zgjedhin drejtimet profesionale. Shkolla e mesme "Antoni Athanas" profesionale po sheh këtë vit gati trefish më shumë nxënës se sa vitin e kaluar.
Gjithmonë e më shumë të rinjtë në Sarandë po priren drejt formimeve profesionale.
Shkolla e mesme profesionale "Antoni Athanas" ofron dy drejtime Ekonomi-Biznes dhe Hoteleri-Turizëm.
Joanka Çako është një 18 vjecare nxenëse e vitit të tret. Pasioni për kuzhinën por dhe lehtësia e të gjeturit një punë në këtë profesion e kanë shtyrë drejt shkollës profesionale.
Joanka Çako: Unë e kam zgjedhur këtë profesion sepse më pëlqen vërtetë shumë sepse e adhuroj kuzhinën.
Fatjona është nxënëse e degës Ekonomi-Biznes.
Vjen nga Konispoli për të ndjekur ëndrrën për tu bërë ekonomiste dhe më pas të menaxhoj biznesin e saj në të ardhmen.
Fatjona: Më pëlqen që të bëhem një ekonomiste ose të kem administrimin e një biznesi tim.
Edhe pse dëshirën e kanë për të ndërtuar bizneset e tyre në Sarandë, sërish nuk e përjashtojnë mundesinë e largimit nga Shqiperia pasi të përfundojnë formimin profesional.
Joanka Çako: Unë kam zgjedhur të punësohem këtu dhe të vazhdoj nëqoftëse është e mundur të krijoj biznesin tim.
Fatjona: Më pëlqen të jem në vendin tim, të punoj këtu pse jo të kem dhe një biznesin tim në Shqipëri, por nëqoftëse do me jepet mundësia për jashtë mund të shkoj dhe jashtë për një jetë më të mirë.
Numri i nxënësve në shkollën e mesme profesionale gati është dyfishuar nga një vit me parë. Për rrjedhoj kjo ka sjell nevojën e një restaurimi total të godinës, por edhe shtimin e ambienteve të reja.
Drejtoresha e shkollës: Krahasur me vitin e kaluar numri i nxënësve të klasave të 10-ta është dyfishuar edhe më tepër. Ne presim edhe fundin e shtatorit që regjistrimimet ti kemi të hapura, të kemi rritje të numrit të nxënësve dhe ndryshim të raportit, të kemi një trefishim të numrit të nxënësve në fund të periudhës.
Të rinjtë që ndjekin studimet në shkollat profesionale, e kanë thuajse të sigurt një vend pune gjatë pushimeve të verës në industrinë e turizmit.
