Aministi në bugje? Ora News disponon dokumentin, ministria e Drejtësisë thotë se s'ka draf të shkruar as grup pune
Publikimi i lajmit për një amnisti të mundshme në burgje ka shkaktuar interes tek familjarët apo të dënuarit në burgjet shqiptare.
Lajmi mbërriti në redaksi nga gazetari i Ora News Elton Qyno i cili disponon dhe në dokumentin e draftit. Pr/ligji parashikon që nga kjo aministi të përfitojnë të dënuarit deri në datën 31 Tetor 2022.
Gazetari informon se projektligji në fjalë është hartuar në ministrinë e Drejtësisë dhe dorëzuar në Kuvend ku pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare. Por, kjo ministri përmes një reagimi për median pas publikimit të lajmit thotë se nuk ka ngritur ende asnjë grup pune as në Ministri të Drejtësisë, as në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për këtë qëllim.
"Nisur nga interesi publik, i familjarëve dhe i personave në konflikt me ligjin për një amnisti në IEVP e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë sqaron: Deri tani nuk ka asnjë draft, të shkruar, apo në konsultim, për një projekt-ligj mbi një amnisti të mundshme. Nuk ka asnjë grup pune në Ministri të Drejtësisë, apo në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ngritur për këtë qëllim. Ministria e Drejtësisë u lutet mediave, të përdorin edhe informacionin në rrugë zyrtare, pasi lajmet vetëm burimore që rezultojnë të rreme shkaktojnë indinjatë, zemërim dhe mosbesim tek familjarët, tek personat në konflikt me ligjin dhe tek publiku, jo vetëm ndaj institucioneve publike, por edhe vetë medias" reagoi ministria e Drejtësisë.
Sipas asaj që shkruhet në dokumentin që disponon Ora News qeveria ka përcaktuar në dy nene të posaçme dhe kushtet e veçanta se kush nga të dënuarit, do mundë të përfitojë nga amnistia. Projektligji i fundit për dhënien e amnistisë, pritet të sjellë lirimin e mbi 1 mijë të dënuarve që ndodhen në burgjet shqiptare.
