Bashkia Pustec pa një farmaci, banorët bëjnë qindra kilometra për ilaçe

Bashkia e Pustecit në Juglindje të vendit nuk ka asnjë farmaci. Më shumë se 3 mijë banorët e kësaj bashkie të Vogël duhet të udhëtojnë me dhjetëra kilometra për të marrë ilaçet në Korçë ose në Pogradec.

E vetmja bashki në Shqipëri që nuk ka një farmaci është ajo e Pustecit.

Banorët atje nuk kanë se ku të blejnë as ilaçet bazë për sëmundjet e thjeshta.

"Nuk ka farmaci," thonë banorët.

Ata thonë se kur të kenë probleme shëndetësore, ose i drejtohen vetë Korçës dhe Pogradesit ose porosinë ua sjell një mjek vendas.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Paguajmë doktorin për ilaçe.

I sjell një doktor ilaçët, ne pensionista jemi," thonë ata.  

Banorët thonë se farmacia është e domosdoshme ndaj apelojnë që të gjendet një zgjidhje edhe nga shteti.

"Të them atë që është: Turp i madh që gjithë kjo zonë që është këtu të shkojmë në Korçë për një ilaç. Doktori s'ka faj. Farmaci të jetë e hapur dhe të ketë farmacistë," thonë ata.

Pusteci është bashkia më e vogël e Shqipërisë dhe popullsia sipas censusit të 2011 arrin në 3290 banorë.