Banorët e Vaut të Dejës në protestë, miliona lekë dëme nga përmbytjet

Stuhitë e shiut të rena dy javë më parë shkaktuan dëme të mëdha në Vau të Dejës. Banorët atje shprehen se miliona lekë kanë humbur  nga përmbytjet, ndërsa ata denoncojnë kreun e bashkisë Vau i Dejës se i ka nxjerrë nga zyra dhe nuk ka pranuar që të komunikojë me to.

Banorët e bashkisë Vau Dejës dolën sërish në protestë 2 javë nga përmbytja që përfshiu këtë zone.

Ata thonë se dëmet janë të shumta por asnjë masë nuk është marrë.

"Na kanë shkuar dëm të gjitha pajisjet, të gjithë gjërat. Shkon tek 300-400 mln lekë pajisjet se i kam sjellë nga Austria për ndërtimin e një stalle. Ato janë përmbytur krejt tani."

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Dëmet janë kolosale, sidomos në lagjen ku jetoj unë. Ka shumë dëmtime. Uji ka hyrë nëpër shtëpi dhe ka shkatërruar çdo gjë," thonë ata.

Ata akuzojnë bashkinë dhe kryetarin Mark Babani për mosndërhyrje duke shtuar se ky i fundit madje ka patur sjellje arrogante ndaj tyre.

"Kam shkuar dhe jam ankuar tek kryetari i Bashkisë për dëmet në lagjen time dhe më nxorri nga zyra, më tha: Do dalësh nga zyra në këto momente se ndryshe do të kemi veprime të tjera.

Ka marrë policinë bashkiake dhe më ka nxjerr me polici bashkiake. I ka thënë policit që këtë person mos e fut më në bashki," tha ai.

 Apeli i banorëve është që të ndërhyhet pa nisur reshjet intensive të cilat mund të rezultojnë fatale për ta.

"Tani kemi dy rreziqe. Është rrezik se po vjen dimri, por dhe shpresa po na humb. Kjo ëhstëmë keq se po shohim se nuk kemi mbështetje nga shteti, vetëm me na marrë taksa," tha ai.

Nëse bashkia nuk ju jep zgjidhje për dëmet, banorët thonë se do ti drejtohen institucioneve të drejtësië.