Iu gjetën në makinë doza kanabisi dhe 112 mijë lekë, dy të arrestuar në Durrës

6 persona kanë rënë në pranagt e policisë në Durrës, Mallakastër e Berat. Të gjithë të arrestuarit janë kapur duke poseduar lëndë narkotike. Gjithashtu janë kapur dhe sekuestruar nga policia edhe shuma të mëdha parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Dy persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme pasi u kapën me doza kanabisi në makinë.

Të arrestuarve iu gjetën edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Seats” u arrestuan shtetasit E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 35-vjeçari dhe ishte pasagjer shtetasi B. I., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.