Rama takim me Victoria Nuland: Diskutuam për agresionin kibernetik iranian si dhe rolin e Shqipërisë në rajon
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në New York ka zhvilluar një takim edhe me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA Victoria Nuland.
Me anë të një postimi në Facebook shefi i qeverisë shqiptare tregon në fokus të këtij takimi kaq qenë agresioni iranian si dhe plani i përbashkët i fuqizimit të mbrojtjes kibernetike.
Sipas Ramës, porti i ri tregtar në Durrësi, bazën e re ushtarake detare, krizën energjitike, rolin i Shqipërisë në rajon si dhe Ballkanin e Hapur kanë qënë temat që janë hapur mes delegacionit shqiptar dhe zyrtares amerikane.
Qëllimet e kësaj vizite ishin disa duke nisur që nga agresionin iranian, plani i përbashkët i fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; porti i ri tregtar i Durrësit, baza e re ushtarake detare, krizën energjitike etj.
"New York - Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi," shkroi ai.