"Arrestimi tek Trauma", Pacientët e mohojnë se mjekët u kërkojnë para, e lënë të nënkuptuar

Pas arrestimit të djeshëm të mjekut mjekut Fitim Marku dhe shoqërimit në polici të mjekes dhe kryeinfermieres, këto të fundit janë liruar ditën e sotme.

Gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi informoi se ka pyetur edhe disa persona që kishin të afërmit të shtruar në spital nëse mjekët u kanë kërkuar para për shërbimin, ndërsa ata kanë deklaruar se nuk i është kërkuar hapur një gjë e tillë, por tërthorazi e kanë kuptuar se duhet të jepnin para.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Persona që paraqiten në spital deklarojnë se nuk ka patur raste që mjekët u kanë kërkuar para por në mënyrë indirekte kanë kuptuar që duhet të jeptin rryshfet," tha ajo.

Ndërkohë sindikata e mjekëve e ka dënuar korrupsionin e mjekëve kundrejt shërbimit por e ka quajtur të padrejtë mënyrën e arrestimit të mjekut.

"Rastin e djeshëm se si u arrestua dhe buja që u bë ndaj tij është e padrejtë," ka thënë sindikata, citon gazetarja.

Por ka dhe pacientë të tjerë të cilët thonë se kur kanë ofruar rryshfet ka pasur doktorë të cilët kanë refuzuar dhe kanë kryer shërbimin me përgjegjshmëri të plotë.